“Ky është më i keq se Enveri! Po do të na zëvendësojë me afrikanë!”, “Fol” me banorët e Gjadrit

“Ky është më i keq se Enveri! Po do të na zëvendësojë me afrikanë!”, “Fol” me banorët e Gjadrit

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në Gjadër të Lezhës, ku pritet të ngrihet një kamp për azilantët që vijnë nga Afrika, në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni. Banorët e Gjadrit janë shprehur kundër marrëveshjes duke u shprehur se kryeministri Edi Rama po sillet më keq se diktatori Hoxha. Banorët thonë se Rama po kërkon “t’i zëvendësojë me afrikanë”, në një kohë kur zona po shpopullohet vazhdimisht. 
Zefi, një banor i fshatit Gjadër thotë:

Nuk ishte një lajm i papritur, sepse nga kryeministri Rama mund të presim edhe më të këqija. Nga 2013 s’kemi parë ndonjë ndryshim, vetëm skema pas shpinës së popullit. Jam kundër ardhjes së refugjatëve. Nuk jam kundër ndihmës së njerëzve të varfër, por për kushtet që ne kemi sot është e papranueshme. Unë publikisht i bëj thirrje Ramës, të mos merret me problemet e refugjatëve, por të zgjidhë hallet e popullit, të merret me pensionistët, që s’kanë me çfarë të blejnë ushqimet dhe ilaçet. Të merret me rritjen ekonomike. Unë e refuzoj ardhjen e refugjatëve në Gjadër. Ai ka bërë një marrëveshje të fshehtë, për interesin e vet. Me Ramën s’ka gjë tjetër, por vjedhje dhe shpopullim. 
Një tjetër banor i Gjadrit, Vlash Gega shprehet: “Do të sjellë emigrantë ky! Ku t’i çosh emigrantët?! Nuk është me demokracinë ai. Ai s’pyet kënd, as Parlamentin as shqiptarin. Ne s’kemi bukë për vete. Gjithë populli i Gjadrit ka ikur për copën e bukur. Ku t’i çosh emigrantët?! Fukarai te fukarai! Pse s’i marrin Gjermania, Franca, Italia?! Nuk është vend Shqipëria për t’i mbajtur afrikanët. Italia t’i mbajë për vete, mos të na i sjellë këtu! Kanë ikur njerëzit krejt, është boshatisur katundi. Nuk ke as 10 për qind të rinj këtu!”

Aktivistja Silvana Gega tha se një marrëveshje e tillë, jo transparente, është e papranueshme. 

Pika kryesore pse e kam kundërshtuar marrëveshjen është se nuk kemi asnjë institucion shtetëror që funksionon në mënyrë demokratike. Gati po shkojmë drejt një diktature moderne. Në këto kushte ku s’merret parasysh qytetari, ne s’jemi gati për asnjë lloj marrëveshje. Kur vjen vet emigranti absolutisht jemi solidarë. Ndërsa kur ty të bëhet një marrëveshje jo transparente, që duket qartë që është për benefitet politike të një personi dhe në një numër kaq të madh, që unë ndjeva shumë frikë, edhe për shkak të numrit. Një marrëveshje e këtij niveli, me një numër kaq të madh, e bërë në mënyrë jo transparente dhe me refugjatë që nuk po të trokasin në derë, ka një tjetër lloj ndjeshmërie. Ti thua ‘O Zot i madh çfarë po ndodh në këtë vend’. Unë kam ndjerë frikë. Nëse nuk reagojmë asnjë nuk i dihet çfarë marrëveshje tjetër mund të bëjë Rama më vonë”.

Sipas saj qëllimi është integrimi i emigrantëve afrikanë në Ballkanin Perëndimor. 

Një tjetër aktiviste, Arilda,  tha se janë organizuar disa protesta në Lezhë dhe tashmë është kaluar te mbledhja e firmave për të treguar se komuniteti është kundër. Arilda u shpreh se është kërkuar një seancë dëgjimore në komisionet parlamentare ku marrëveshja po shqyrtohet.  

Nga do ta marrësh kjo marrëveshje është problematike. Një vend i tillë që vetëm prodhon refugjatë, dhe nuk arrin t’i mbajë njerëzit në vendin e vet, do kthehet në një vend që strehon refugjatë! Ne jemi kthyer në një vend të zgjidhjeve të përkohshme të fuqive të mëdha! Mendojmë që potencialisht do ketë rrezikshmëri për komunitetin, nga ajo që kemi parë në vende të tjera”.

Ndërkohë, Drita Gazulli e lindur në Gjadër u shpreh se:

Është për t’u dhimbsur ky vend, pasi Gjadri ka qenë nga qytezat më të bukura të rrethit të Lezhës. Frikë e madhe është me thënë të drejtën. Ato vijnë e hyjnë brenda, ne s’dimë gjë çfarë janë ata. 

Nertila Haxhia tha se ka pasur presione të drejtpërdrejta ndaj banorëve të Gjadrit për të mos folur për këtë çështje. 

Janë bërë presione të drejtpërdrejta, gati sa s’po qanin. Kanë thënë që s’do flitet fare për këtë çështje. Një prej banorëve që ka folur për mediat italiane, janë ndjerë krejt të lirshëm, ndërsa kur kanë folur për mediat në Shqipëri ua kanë transformuar komplet qëndrimin dhe reagimin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy