
Ushtarët e parë francezë do të shkelin zyrtarisht së shpejti në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur kreu i forcave të armatosura të Kievit, Alexander Syrsky, i cili njoftoi një marrëveshje me Parisin për dërgimin e ‘instruktorëve’.

Por është e pashmangshme që, pas skenarëve për një dislokim të trupave perëndimore të evokuara vazhdimisht nga presidenti Emmanuel Macron, lajmet ushqejnë frikën për një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Moskës, shoqëruar me ftesën e drejtuar me këmbëngulje nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg vendeve anëtare, për t’i dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur territorin rus me raketat që ata furnizuan.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë sot Belgjikën. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dy palëshe, Zelensky i shoqëruar nga kryeministri Alexander De Croo dhe ministri i Mbrojtjes Ludivine Dedonder do të vizitojnë nga afër pilotët, instruktorët dhe stafin teknik të F-16.
Presidenti ukrainas do ta marrë një informim mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e F-16 nga ushtria lokale.
Sakaq, zyrtarët ukrainas konfirmuan se forcat ruse sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar të Zaporizhzhia më 26 maj me një raketë lundrimi Kh-59. Kështu raportoi Kyiv Independent.



