Venezuelë, arrestohet zëvendësi i presidentit të vetëshpallur

Venezuelë, arrestohet zëvendësi i presidentit të vetëshpallur

Numri dy i opozitës në Venezuelë është arrestuar.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i vetëshpallur, Juan Guaido.

Sipas tij, shërbimi bolivar i inteligjencës (Sebin) e ka arrestuar zëvendëskryetarin e Asamblesë Kombëtare.

“Njoftoj popullin e Venezuelës dhe komunitetin ndërkombëtar se regjimi ka marrë peng Edgar  Zambranon”, ka thënë ai.

Zambrano ndodhet në burgun El Helicoide.

Ai është një prej 7 deputetëve, të cilëve Asambleja Nacionale ua hoqi imunitetin pak ditë më parë, për shkak se u bënë pjesë e atij që regjimi i Maduros e ka cilësuar si grusht shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy