Deputetët shqiptarë ‘në ajër’, 362 udhëtime me avion brenda 365 ditëve

Deputetët shqiptarë ‘në ajër’, 362 udhëtime me avion brenda 365 ditëve

Çdo ditë nga aeroporti i Rinasit, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë kryen një udhëtim ajror të paguar nga taksapaguesit shqiptarë, raporton “Panorama”. Një dokument që mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla, informon Byronë e Kuvendit për fluturimet e kryera nga deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit për periudhën janar-­nëntor të vitit 2016.

Në shkresën e sekretares së Kuvendit sqarohet se vetëm për këtë periudhë të vitit 2016, deputetët e Kuvendit kanë kryer 362 udhëtime në total të paguara nga fondi i caktuar për fluturimet, shkruan “Panorama”. Sekretarja e Kuvendit, duke theksuar faktin se udhëtimet e zyrtarëve janë të shpeshta dhe shpeshherë urgjente, ka kërkuar ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave.

“Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me ‘Marrëveshjen Kuadër’, me një fond limit në shumën 30 milionë lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/ planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016. Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7­-10 nëntor 2016.

Gjatë periudhës janar– 10 nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina”, shkruan sekretarja e Kuvendit Shtylla në letrën e saj drejtuar Byrosë së Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy