Vetëm pak orë pasi Policia e Shtetit arrestoi në Tiranë 11 persona në klubet e natës, prokuroria kërkoi lirimin e tyre në gjykatë. Organi i akuzës e cilësoi të paligjshëm ndalimin e 4 menaxherëve të lokaleve që policia i akuzoi për përshtatje të ambienteve për konsumim droge.



