Instagram po përpiqet të shfrytëzojë bllokimin e aplikacionit TikTok në Indi. Rrjeti social nën drejtimin e Mark Zuckerberg ka nisur në Indi testimin e “klonit” të TikTok, aplikacioni mjaft i përdorur nga të rinjtë së fundmi.
Ky aplikacion i ngjashëm njihet me emrin Reels dhe është në funksion të Instagramit, i cili të lejon të postosh video 15 sekonda më një muzikë në sfond, në mënyrë të ngjashme me TikTok.
Me Reels përdoruesit mund të postojnë video në faqen e tyre ose në story në Instagram, ose mund t’i dërgojnë në mesazh direkt.
Për momentin Instagram nuk ka ende plane të qarta për ta përhapur këtë aplikacion në SHBA dhe Europë.



