Kushtet në burgje/ Prençi: Më problematik 313-ta dhe 302-shi. Do reduktohen nga 22 në 12 brenda dy viteve (VIDEO)

Kushtet në burgje/ Prençi: Më problematik 313-ta dhe 302-shi. Do reduktohen nga 22 në 12 brenda dy viteve (VIDEO)

Kreu i mekanizmit kombëtar kundër torturës, Ahmet Prençi, foli në MCN Live mbi raportin që pritet të nxjerrë ky institucion, ku ka rekomandime për përmirësimin e kushteve të mungara në burgje.

Prençi tha se disa nga problematikat janë mbipopullimi, burgjet e amortizuara dhe me lagështirë, mos prania e mjekut dhe ambulancës pranë institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Prençi u shpreh se pritet të mbyllen të tjera burgje në vend, dhe pritet që për dy vjet numri i këtyre institucioneve të reduktohen nga 22 në 12.

Janë rreth 90 rekomandime që janë bërë vetëm nga mekanizmi kombëtar, për Policinë, Burgjet, që konsistojnë në ato gjetjet që kemi identifikuar, që kanë në thelb përmirësimin e kushteve, rregullimin e gjendjes. Raporti është specifik për të gjitha institucioneve, u shkon drejtuesve të institucioneve. Në burgje ka problematika të caktuara, por edhe plotësim të rekomandimeve. Ne ngremë zërin për të këmbëngulur në ato gjetje, ato pika të dobëta, që identifikojmë për të përmirësuar sa më shumë kushtet e të burgosurve. Psh. konstatojmë që në sistemin e burgjeve ka mbipopullim. Në paraburgim ka mbipopullim. Lëvizin çdo ditë shifrat. Patjetër që ka korrigjime. Nga rekomandimet tona janë mbyllur këtë vit 4 burgje. Janë në projekt për t’u mbyllur edhe burgje të tjera, që janë të amortizuara, që kanë lagështirë dhe kushte mizerabël. Problemi i zhvendosjes administrative të gjykatave ka rolin e vet në këtë sens. Problem tjetër ka të bëjë me mjekët me kohë të plotë që duhet të jenë pranë çdo institucioni, me ambulancat, që jo të gjitha institucionet i kanë. Ekzistojnë edhe tani kontrata me mjek part-time, por duhet që mjeku të jetë vazhdimisht i pranishëm. Ka objekte që janë të vjetra që kanë probleme me mekanizmat për ngrohjen, janë të amortizuara dhe prandaj nuk funksionojnë ngrohjet dhe ftohjet për stinë të caktuara të vitit. Edhe për objektet që fusin lagështirë dhe që kanë përmbajtje insektesh. Reduktimi i burgjeve nga 22 në 12 do të thotë që përqendrimi i investimeve do të jetë më i madh. Mendoj që për dy vjet mund të realizohet kjo gjë. Një rekomandim është larmia e menysë, ka ecuri të mirë, por akoma më shumë duhet të punohet që mos ketë një meny çdo ditë për të dënuari”.

Ahmet Prençi tha se është një lajm i mirë që s’ka pasur raste dhune dhe torture në burgjet tona.

Jo s’janë paraqitur raste dhune dhe torture në burgjet tona dhe ky është një lajm i mirë. Nuk kemi konstatuar në asnjë rast që sjellja e autoriteteve të ketë kaluar në këto përmasa. Kanë të drejtë të bëjnë telefonata në drejtim të Avokatit të Popullit. Çdo ditë ka telefonata për probleme të caktuara. Çdo telefonatë zbardhet dhe secili seksion vihet në lëvizje për të verifikuar situatën. Kjo presupozon intervistimin e tij. Takim me autoritetet e burgut për të pasur një panorama të qartë për problematikën dhe ankesën që bëhet. Çdo rast i vdekjeve është hetuar në mënyrën më të imët dhe të rregullt. Unë pothuajse i kam mbaruar, do të bëjmë një rishikim me stafin”.

Prençi tha se dy burgjet më problematike janë 313-ta dhe 302-shi në Tiranë.

313-ta dhe 302-shi në Tiranë. Lajm i mirë është që për kohën e ndalimit është bërë një kompleks i ri, ku godina e re plotëson të gjitha standardet e BE. 313 është objekt i amortizuar, ka probleme me lagështirën, ngrohjen dhe ftohjen”.

Lidhur me tre rastet e vdekjeve në qeli, Prençi tha se në raportin që do publikojmë do shikoni që veprimet që kemi kryer janë shteruese për problemin.

Ai tha se ka probleme me punonjësit në burgje, sepse stafi i Policisë së Burgjeve ka pasur trajtim të dobët financiar, por kohët e fundit janë rritur pagat dhe mjetet e transportit, duke bërë që të përmirësohen kushtet. Prençi evidentoi mungesën e ambienteve rehabilituese, kulturore dhe sportive për të dënuarit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy