Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, ka nisur zëvendësimi i tabelave në rrugë edhe në gjuhën shqipe.
Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” hoqi tabelat në aeroport si edhe në autostradën në drejtim të Greqisë. Këto të fundit u ndryshuan nga “Aleksandri i Madh” në “Miqësia”.
Vendimi për ndryshimin e emërtimeve është marrë në takimin mes dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në Davos të Zvicrës.



