Atlete Nike të krijuara posaçërisht në vitin 2009 për Presidentin e atëhershëm Barack Obama dalin në shitje.
Është një model Nike Hyperdunks, prej të cilit ekzistojnë vetëm dy shembuj, i ngjashëm me atë të krijuar për atletët e ‘Team Usa’ në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008 dhe pjesë e koleksionit të atlete olimpike 'United We Rise'.
Atletet e Obamës kanë vulën presidenciale dhe numrin 44 për të treguar presidentin e 44-të të Shteteve të Bashkuara. Ngjyrat kujtojnë të bardhën, të kuqen dhe blunë e flamurit amerikan.
Çmimi i atleteve është 25 mijë dollarë dhe shitja në internet do të kryhet nga 12 shkurti që të përkojë me fundjavën e Ditës së Presidentit.



