“Askush të mos presë indeksim”, Hoxha: Reforma e pensioneve do të bëhet për të mbajtur qëndrueshmërinë e skemës

“Askush të mos presë indeksim”, Hoxha: Reforma e pensioneve do të bëhet për të mbajtur qëndrueshmërinë e skemës

Eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha tha në studion e emisionit “MCN Economy” se reforma e pensioneve do të bëhet për ta mbajtur qëndrueshmërinë e kësaj skeme që është.

Hoxha thotë se skema e sigurimeve shoqërore është në gjendje alarmante dhe se askush prej qytetarëve të mos presë indeksim tek pensionet këtë vit.

Qytetarët duhet ta flenë mendjen dhe ta dinë, kjo reformë do të bëhet për ta mbajtur qëndrueshmërinë e kësaj skeme kështu siç është, që do të thotë shtrëngohuni ta mbajmë në këtë gjendje, por qytetarët duan të dalin përtej  kësaj gjendjeje. Pra duhet të përmirësohen pensionet. Kjo është alternativë për qeverinë dhe për ata që rekomandojnë nga Banka Botërore  për ta nxjerrë këtë skemë të sigurimeve shoqërore nga kjo gjendje që është. Këta nuk kanë dashur ta thonë, por është në gjendje alarmante skema e sigurimeve shoqërore.

Në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksim, qoftë dhe parashikim. Mos të shpresojë njeri që indeksimi të ndodhë, pavarësisht se inflacioni do të ndodhë, do të ketë inflacion dhe tendenca është gjithmonë për inflacion.

Ndërsa për atë që kryeministri shpreh, të premtosh më shumë se kaq, unë para se të deklarohem këtu po them atë që ndodh.

Ai në mënyrë hermetike ka marrë Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë të administratës së Ministrisë së Ekonomisë për të ndërtuar këtë skemë, për të ndryshuar diçka, për të dhënë mendime. Do të jepen mendime që të mbetet  skemë e qëndrueshme, në këto nivele do të mbetet ajo, e arnuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy