Kriza e thellë politike në Maldive sjell gjendjen e jashtëzakonshme

Kriza e thellë politike në Maldive sjell gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria në Maldive ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 15 ditë, për shkak të krizës së thellë politike që ka prekur vendin, pas mosmarrëveshjeve mes presidentit të vendit, Jamin Abdul Gajum dhe Gjykatës Supreme.

Vendimi i Gjykatës së Lartë Supreme javën e kaluar, për lirimin e të burgosurve nga opozita, ka çuar në një rritje të krizës politike në vend, pasi presidenti kritikoi gjykatën, ndërsa është rritur konflikti mes mbështetësve të opozitës dhe qeverisë.

Qeveria ka kërkuar nga organet e drejtësisë që në asnjë mënyrë të mos tentojë arrestimin e presidentit të vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme u jep zyrtarëve të sigurisë në Oqeanin Indian indikacione shtesë për arrestime, thonë raportet.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i SHBA ka paralajmëruar me anë të një mesazhi në twetter se "bota është duke parë" atë që po ndodh në Maldive.

Qeveria ka pezulluar tashmë parlamentin dhe urdhëroi ushtrinë që të rezistojë për ndonjë lëvizje nga ana e Gjykatës Supreme për të fajësuar presidentin Abdulla Yameen.

Në një vendim historik të premten, gjykata vendosi se gjyqi i ish-presidentit Mohamed Nasheed në 2015 ka qenë jokushtetues.

Nasheed, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në ishull, u dënua në bazë të ligjeve anti-terrorizmit që ka urdhëruar arrestimin e një gjykatësi dhe u dënua me 13 vjet burg.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy