Greqi, lideri i Agimit të Artë dënohet me 13 vjet burg (VIDEO)

Greqi, lideri i Agimit të Artë dënohet me 13 vjet burg (VIDEO)

Lideri i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos, dhe pesë ish-deputetë të tjerë të partisë neo-naziste u dënuan me 13 vjet burg nga gjykata e Athinës të mërkurën.

Një tjetër anëtarë i partisë, Giorgos Roupakias, u dënua me burgim të përjetshëm dhe 10 vjet shtesë për vrasjen e reperit Pavlos Fyssas në vitin 2013.

Katër ish-deputetë të tjerë të Agimit të Artë u dënuan me nga pesë vjet.

Partia e ekstremit të djathtë në Greqi u shpal organizatë kriminale nga Gjykata e Apelit në Athinë, një javë më parë.

Hetimi paraprak tregoi se partia vepronte si grup paramilitar, me urdhra të dhëna nga lidershipi për organizatat e lagjeve dhe mbi sulmet e kryera ndaj migrantëve që shpesh çuan në dëmtime serioze.

Vendimi shkaktoi trazira para gjykatës në kryeqytetin grek, ndërsa Amnesty International, e cila mori pjesë dhe ndihmoi në organizimin e një rrjeti për të regjistruar dhunën raciste në Greqi, tha se vendimi do të rrisë përpjekjet e atyre që shkojnë pas krimeve të urrejtjes.

"Akuzat kundër udhëheqësve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, përfshirë vrasjen e Pavlos Fyssas, zbulojnë një çarje që ekziston jo vetëm brenda Greqisë, por në të gjithë Evropën dhe më gjerë", tha javën e kaluar, Nils Muiznieks, drejtori i Evropës në Amnesty.

"Ndikimi i këtij vendimi, në atë që është një gjyq emblematik i një partie të ekstremit të djathtë me një qëndrim agresiv anti-migrant dhe të drejtave të njeriut, do të ndihet shumë përtej kufijve të Greqisë."

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy