
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Afganistan, 179 raste të reja pozitive të koronavirusit janë regjistruar gjatë 24 orëve të shkuara, duke e çuar totalin në 2 469 persona. Rreth shtatëdhjetë e dy njerëz kanë vdekur në vend nga sëmundja deri më tani.
Edhe pse shifrat mund të duken relativisht të vogla, Afganistani ka qasje të kufizuar në testime dhe sistemi shëndetësor përballet me sfida të mëdha pas dekadash konflikti, thotë “BBC”.
Shoqëritë bamirëse kanë paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë fëmijë në vend janë në rrezik nga uria pasi çmimet e ushqimeve sa vijnë e rriten për shkak të pandemisë.



