Kremlini pohon se një marrëveshje paqeje me Ukrainën është aktualisht e pamundur dhe akuzon qeverinë e Kievit për këtë. "A është e mundur tani të arrihet një marrëveshje paqeje me pjesëmarrjen e regjimit të Kievit dhe pozicionit të tij aktual? Absolutisht jo, është e pamundur. Nuk ka parakushte për këtë”, tha zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov, sipas agjencisë Interfax. Peskov tha se Ukraina nuk dëshiron dhe nuk mund të dëshirojë paqen për sa kohë që përdoret vetëm si një mjet në luftën e Perëndimit me Rusinë.



