Musliu: Vendimi i Hagës për Mustafën dënon vetë UÇK-në

Musliu: Vendimi i Hagës për Mustafën dënon vetë UÇK-në

Gjykata e Hagës dënoi me 26 vjet burg ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, për krime lufte. Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, tha në një lidhje Skype me MCN se vendimi i sotëm dënon vetë UÇK-në. Musliu theksoi se mungesa e një reagimi nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani tregon se çlirimtarët e Kosovës nuk e kanë përkrahjen e shtetit.

Vendimi për dënimin e Mustafës i rrëqethi të gjithë shqiptarët. Me këtë vendim u dënua UCK. Isha në familjen e tij dhe takova fëmijët dhe bashkëshorten. Ata i ka kalitur jeta dhe me dinjitet e krenari do ta përballojnë këtë situatë. Janë të mërzitur për padrejtësinë që u është bërë. Por ata janë krenarë për veprimtarinë e babait të tyre.

Unë kam qenë kundër kësaj gjykate. Sot u vërtetua se është gjykatë politike. Sot u dënuan për herë të dytë të gjitha ato gra e vajza, që u përdhunuan gjatë luftës.

Heshtja e tyre është shqetësim sepse tregon që çlirimtarët e Kosovës nuk e kanë përkrahjen e shtetit. Është e papranueshme që të mos ketë një mesazh mbështetës për familjen e tij.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy