
Fenomeni i dhunës dhe i krimit në shoqërinë shqiptare tashmë nuk përfaqëson më pikëpamjen gjinore.
Ky është mendimi i sociologut Gëzim Tushi, i cili në një lidhje me programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pretendon se dhuna tashmë është e kundërnatyrshme.
Fenomeni i krimit dhe i dhunës në shoqërinë shqiptare besoj se është ndër dukuritë sociale më të përhapura, me eminente, një linjë e zgjeruar e cila ka përfshirë tërë vendin, shtresa të shoqërisë, madje nuk ka as dallime nga pikëpamja gjinore, siç është ky rasti dhunë edhe brenda gjinisë.
Ajo që më bëri përshtypje në këtë rast dhe që e ka tronditur opinionit publik është fakti që është e kundërnatyrshme.
Dmth, nuk është maksimizim të pretendosh se femrat janë në sjelljen e tyre më miqësore, por me sa duket kjo tentativa që gjerat bëhen me forcë, ideja e njeriut të suksesshëm përmes dhunës dhe atij që do të realizojë qëllimet pavarësisht nga mjetet, me sa duket të përfshirë edhe femrat.
Për sociologun Tushi, tiparet kryesore të femrës si xhelozia dhe narcizmi janë faktorët kryesor që në raste konfliktesh e bëjnë femrën të pamëshirshme gjatë shfaqjes së dhunës.
Diçka ka ndryshuar dhe ka ndryshuar për keq dhe padyshim ky lloj rivaliteti që ka filluar të shfaqet midis femrave është element i emancipimit, por të jenë në mënyrë tjera, përmes emancipimit.
Femra një nga gjërat, tiparet kryesore të saj janë xhelozia dhe narcizmi, karburant që nxisin dhunës. Këtu dy komponentë kanë qenë ndër kryesoret.
Edhe te femrat është krijuar një ndjenjë që duhet realizuar gjërat më forcë, dhe femrat në raste konfliktesh janë të pamëshirshme.



