Macron feston 40-vjetorin në kështjellën e shekullit XV

Macron feston 40-vjetorin në kështjellën e shekullit XV

Presidenti francez, Emanuel Macron, i ka nisur festimet e ditëlindjes së tij të 40-të. Macron mbush 40 vjeç më 21 dhjetor, por në fundjavë ka mbledhur familjarët  dhe miqtë për të festuar në kështjellën Chambord, e ndërtuar në shekullin XV nga Fransua I i Francës.

Sipas “Le Monde”, version online, Macron dhe Zonja e Parë mbërritën të premten në kështjellë se bashku me fëmijët dhe nipërit e zonjës Macron.

Ata janë vendosur në Maison des Réfractaires, një shtëpi që dikur përdorej për miqtë dhe sot është kthyer në hotel luksi.

Pallati Elize e ka konfirmuar këtë festë, duke saktësuar se do të jetë një “fundjavë private”, kostoja e të cilës nuk i kalon 1 mijë euro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy