
Policia e Tiranës ka arrestuar mjekun Roland Xhaxho të akuzuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu gjatë ndërhyrjes në klinikën private dentare të drejtuar nga i arrestuari.
I mituri iu nënshtrua një ndërhyrje në dhëmbë me anestezi totale në klinikën private të Xhaxhos te "Rruga e Kavajës" në kryeqytet, por nisi të ndihej keq pas ndërhyrjes, teksa kishte shkuar në shtëpi.
Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pas dy ditësh, ndërsa përfundoi në gjendje kome.
Brian Spahiu, gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023.



