
Tetë persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pas protestës së një dite më parë para Bashkisë Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
A.L., 24 vjeç, E.V., 33 vjeç, Belind Këlliçi, 38 vjeç, A.K., 53 vjeç, Klevis Balliu 36 vjeç, E.E., 35 vjeç dhe G.S., 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10 janar, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.



