Soko: Bitcoin monedhë e pakontrolluar, të privon nga lumturia që të jep prekja e parasë fizike

Soko: Bitcoin monedhë e pakontrolluar, të privon nga lumturia që të jep prekja e parasë fizike

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘Bilardo’ n MCN TV ka folur për Bitcoin, për të cilin u shpreh se është mjeti kryesor i transportimit të vlerave, që të gjithë ata që janë të përfshirë në paranë jo fortë të ndershme.

Ai tha se duke mos e parë paranë fizikisht kjo nuk i jep lumturi njerëzve, ndërsa e cilësoi Bitcoin si një monedhë të pakontrolluar. Sipas tij përfituese janë bankat sepse ato pushtojnë nuk tremben, por përshtaten dhe përqafojnë çdo të re duke e bërë të tyren.

Sipas një studimi të fituarit të parasë ngacmon të njëjtën zonë truri që ngacmon dhe droga e dopaminës, është e njëjta qendër që është përgjegjëse dhe për para dhe për drogën.

Tani çfarë ndodh me bitcoin, këta e kanë humbur këtë kënaqësi s’ta jep atë lumturi se nuk e sheh paranë fizike, por ke thjeshtë shifrat por kjo nuk të ngop. Prekja e parasë fizikisht është ajo që të prodhon kënaqësinë dhe këtë e kanë humbur.

Njerëzit janë privuar nga shumë kënaqësi, nuk është aq i përfshirë në materien e botës, është dixhitalizuar shumë dhe një nga kënaqësitë që i kanë humbur është dhe kjo.

Ne do ta pushtojnë do ta asimilojmë do ta bëjmë tonën. Ka nisur një monedhë virtuale si bitcoin që është në SHBA dhe ajo do zëvendësojë paranë fizike. Bankat pushtojnë, nuk tremben por përshtaten. Bankat përqafojnë çdo të re dhe e përqafojnë atë duke e bërë të tyren.

Bitcoin në vetvete është monedhë e pakontrolluar, se kontrollon askush dhe kjo do të thotë se pjesa e qeverisjes së parasë të humbë të gjithë rolin e saj, gjithë funksionin e saj dhe ky është një problem i madh nga pikëpamja politike.

Më tej ai shton se korrupsioni ka ekzistuar dhe atëherë, ndërsa tregon atë që ka ndodhur dhe përputhja e një epoke dixhitale me një epokë të vjetër.

Historia më e vjetër e shkruar është në një qytet të Mesopotamisë, 2400 vjet përpara erës Krishtit.

Pse lindi historia e parë e korrupsionit sepse një tregtar vendas shkoj në një treg në Egjipt dhe me lekët që kishte marrë me vete pinin dhe në pije e sipër i premton një tregtari sllav që do të blejë 5 skllevër ata ishin të lodhur dhe rraskapitur dhe ky ca bën e kupton ditën tjetër që e ka ngrënë dhe i merr ata dhe kthehet në qytetin e vetë dhe mendon që çfarë të bëjë me këta, dhe mendon po ti them unë mbretit që duhet të ndërtohen disa kanalizime për përmbytjet e qytetit dhe i thotë ministrit duhet kanalizimi por për ta ndërtuar merr skllevërit e mi dhe këtu nis korruptimi, por kur mbreti e merr vesh këtë i dënon të dy me varje dhe merr kuptim këtu dhe drejtësia.

Praktikisht po bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë më përpara.

Soko ka folur dhe për origjinën e parasë duke treguar se si ka lindur nevoja e lekut kur në fillim njerëzit kanë qenë të lumtur deri te shkëmbimi mall me mall.

Njerëzit ishin të kënaqur deri te shkëmbimi mall me mall, por nevoja për lekun lindi në momentin kur ty të duhej të merrje borxh. Erdhi thatësira dhe ai grupi s’kishte mall për të bërë shkëmbim.

Nëse njerëzit do ishin të sinqertë, pra po të kishin besimin nuk do kishin nevojë për lekun dhe shenjën, dhe kjo ka lindur diku te 5500 -6000 vjet më para.

Njerëzit ngaqë nuk besojnë te njeri- tjetri kanë gjetur këto mënyra për të ecur përpara, njerëzit janë mosbesues ndaj njeri- tjetrit, 6 mijë vjet më vonë kemi mbetur po të njëjtët vetëm se më të kuruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy