Kadyrov: Do t’i arrestojmë Trump-in dhe Merkelin

Kadyrov: Do t’i arrestojmë Trump-in dhe Merkelin

Nëse Angela Merkel apo Donald Trump do të vizitojnë ndonjëherë Çeçeninë, ata do të arrestohen. Me një dozë shakaje, kjo është deklarata e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Kadyrov, i cili njihet për deklaratat e tij kontroverse, e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për Rossiya 24. I pyetur për mundësinë e sanksioneve shtesë nga SHBA-të, ai tha: “Duhet të jenë në listë. Por edhe ne kemi vënë sanksione ndaj Trump-it dhe Merkelit prej kohësh. Nëse ata vijën në republikën tonë, menjëherë do t’i arrestojmë dhe t’i çojmë në burg”.

Lideri çeçen tha se nuk ua ka frikën sanksioneve të Perëndimit, pasi nuk ka asete në vendet perëndimore dhe as ka vizituar ndonjë prej tyre.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy