Zaev: Një port me flamurin maqedonas në Durrës, Rama na dha garanci

Zaev: Një port me flamurin maqedonas në Durrës, Rama na dha garanci

Maqedonia do të ketë në Durrës një hapësirë të vetën portuale, e cila do të lehtësojë shkëmbimin tregtar për kompanitë maqedonase. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili gjatë një takimi në Odën Ekonomike të Maqedonisë, është shprehur se e ka marrë një premtim të tillë nga homologu shqiptar, Edi Rama.

“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë”.

Sipas Zaev, Maqedonia synon të njëjtën praktikë të ndjekë edhe me Bullgarinë, ku një port tjetër do t’i lehtësojë shkëmbimet tregtare përmes Detit të Zi, raporton "Shenja".

“Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha Zaev.

Në fund të vitit të kaluar, një nga çështjet për të cilat qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë ranë dakord gjatë mbledhjes së përbashkët të kabineteve, ishte edhe lehtësimi i shkëmbimeve tregtare për palën maqedonase përmes portit të Durrësit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy