SPAK u dorëzon fashikujt hetimor Veliajt e Xoxës, akuzë edhe për Klotilda Bushkën (VIDEO)

SPAK u dorëzon fashikujt hetimor Veliajt e Xoxës, akuzë edhe për Klotilda Bushkën (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bëri me dije se SPAK u ka dorëzuar fashikujt hetimorë kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe subjekteve të tjera nën hetim. Po ashtu ai bën me dije se akuzë ka edhe për ish-deputeten e PS Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Prokuroria i ka dhënë afat mbrojtjes deri më 24 shtator, ndërsa mbetet për t’u parë nëse personat nën akuzë do kërkojnë apo jo gjykim të shkurtuar. 

Prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë përfunduar hetimet sa i përket dosjes penale ku janë proceduar Veliaj, bashkëshortja e tij, por edhe një numër i konsiderueshëm subjektesh të tjera, 30 subjekte, ku janë 20 individë dhe 10 shoqëri tregtare.

Akuzat janë vepra penale të kryera në bashkëpunim, duke nisur nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës, falsifikimi i dokumentacionit, bilance të rreme, deklarimi i rremë i pasurisë dhe fshehje të pasurisë. Fashikulli u është dorëzuar tashmë subjekteve të marra nën akuzë. Ndryshe nga të tjerët që u paraqitën në SPAK, kryebashkiakut Veliaj gjithcka iu komunikua në ambientet e paraburgimit të Durrësit. 

Mbrojtja ka kërkuar kohë, Prokuroria i ka dhënë afat deri më 24 shtator, kur do jetë përballja e radhës, ku Prokuroria do t’i drejtohet gjykatës për një kërkesë për seancën paraprake. 

Në këtë proces nuk mungoi edhe një subjekt që ka imunitet. SPAK hetoi në gjendje të lirë deputeten Klotilda Bushka që s’u zgjodh në zgjedhjet e fundit. Është një akuzë me marzh dënimi nga gjobë deri në 3 vite, dhe vepra penale është e rëndë, pengimi i zbulimit të të vërtetës. Ajo është njohur dje me akuzën ndaj saj. Mbetet për t’u parë nëse do kërkojnë gjykim të shkurtuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy