Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Shumica parlamentare në Kuvend, deputtëte LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit të Maqedoni.

Xhaferi është shqiptari i parë që zgjidhet në këtë post kaq të lartë. Menjëherë pas votimit, ai ka dhënë betimin ndërkohë karrigia e kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.

Ndërkohë situata jashtë është mjaftë e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar” janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltën e tyre.

Kreu i Partisë LSDM, Zoran Zaev bëri me dije edhe nënkryetarët e rinj të Parlamentit, njëri prej të cilëve shqiptar.

“Nga prezenca gjithsej 67 deputetë me 61 votë Talat Xhaferi është zgjedhur për kryetar i Kuvendit. Ja uroj postimin e kryetarit të ri. Goran Misoski dhe Xhavat Ademi janë nënkryetarë”, tha Zaev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy