Djegia e zyrës së noterit në Sarandë, pranga autorit të dyshuar/ Person me precedentë

Djegia e zyrës së noterit në Sarandë, pranga autorit të dyshuar/ Person me precedentë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur gjatë së hënës, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e Aleko Anagnostit.

Gjatë operacionit të koduar “Flames”, është arrestuar një 41-vjeçar, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

I arrestuari është Marjo Sinani, 41 vjeç, banues në Sarandë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 41-vjeçari, më datë 6 qershor, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të Anagnostit, në qytetin e Sarandës.

Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit të arkivës që mbahej nga noteri, në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se Anagnosti u arrestua në fillim të qershorit, i akuzuar për tjetërsim pronash.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy