Superoperacioni antidrogë, kapen dhjetëra tonë kanabis

Superoperacioni antidrogë, kapen dhjetëra tonë kanabis

Policia e Shtetit është angazhuar në një superoperacion antidrogë që është shtrirë në të gjithë vendin. Operacioni po zhvillohet paralelisht në Vlorë , Tiranë, Kavajë, Përmet , Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj dhe drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Operacioni në Vlorë është zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH-ja. Në Llakatund të Vlorës është sekuestruar një sasi disa tonëshe me lëndë narkotike kanabis sativa si edhe 5 armë zjarri kallashnikov.

Lënda narkotike u gjet në dy banesa në fshatin Llakatund, ndërsa janë shoqëruar në polici disa persona. Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë e Kavajë ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Lëndë narkotike është sekuestruar edhe në Përmet. Në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim do jepen detaje. Ende nuk ka përfunduar peshimi total i lëndës narkotike. Operacioni vijon në disa qarqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy