Tre punonjës shëndetësorë të një shtëpie kujdesi në Itali janë arrestuar pasi kanë keqtrajtuar pacientët e moshuar, duke i dhunuar dhe ofenduar gjatë procesit të përkujdesjes apo larjes së tyre.
Bëhet fjalë për tre infermiere të moshës 48, 58, dhe 64 vjeç, të cilat punonin në RSA La Villa, në Varesë të provincës së Savonës, të cilat janë arrestuar menjëherë pas sigurimit të disa videove që konfirmojnë dhunën e ushtruar ndaj pacientëve të moshuar.
Në materialet filmike të siguruara nga Prokuroria vërehet se infermieret, godasin me shuplaka, ofendojnë dhe mallkojnë të moshuarit pavarësisht lutjeve të tyre për mos ta bërë këtë, dhe i kërcënonin se nuk do t'i jepnin ushqim.
Guardia di Finanza e Savonës ka arrestuar tre inferimeret me akuzën e dhunës dhe keqtrajtimit të pacientëve.



