
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm te diga e Liqenit Artificial.
Një automjet tip BMW X6 ka dalë nga rruga duke ngjtur skarpatin e digës dhe mandej është përplasur me bordurën anës liqenit, duke u bërë copash.
MCN TV mëson se drejtuesi i mjetit ka marrë targat e mjetit dhe është larguar nga vendngjarja pas aksidentit.
I aksidentuari është shtetasi Eldi Allushi me banim në Durrës.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
"Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit. Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" ".



