
Aktivist i Zall Gjoçaj, Dhoniter Koleci, nga studio e lajmeve në MCN Live ka folur lidhur me vendimin e gjykatës ku banorët kanë fituar ndaj kompanisë së ndërtimit të hidrocentralit.
Ai tha se nuk mund të hedhësh beton mbi një park kombëtar, ndërsa ka hedhur akuza mbi funksionarët që kanë firmosur për këtë leje se janë ose të pashkollë ose të korruptuar.
Sipas tij, përfaqësuesit e politikës janë bërë bashkë me ndërtuesit dhe se personi që ka firmosur duhet të dënohet.
Ky është park kombëtar që në ‘96 dhe i është dhënë leje për ndërtimin e një rrejti hec-esh. Ne e kemi kundërshtuar këtë, është abuziv, të gjitha dokumentet janë në kundërshtim me ligjin, është për të gjitha shërbimet komunale të zonës. Ligji nuk e lejon që të ndërtosh në një park kombëtar një Hec, s’mund të japësh leje shfrytëzimi për energjinë në një park, një lumë nuk mund ta devijosh nga rrjedha e tij, një burim që pinë banorët s’mund ta marrësh, këto fakte ishin të pakundërshtueshme dhe gjykata ishte e detyruar të jepte këtë vendim.Të gjithë funksionarët që kanë firmosur ose janë pa shkollë ose janë të korruptuar, nuk ka asnjë justifikim tjetër. Këta njerëz nuk e lexojnë ligjin, ai nuk e lejon tjetërsimin e ujit në një park kombëtar.
Në firmat e banorëve që janë nxjerr në ekspertizës ligjore janë fallco, janë të gjitha abuzive sepse nuk janë banorë të zonës, bashkia e Matit ka qenë pjesë e kësaj masakre. Banorë që nuk janë të zonës janë korruptuar dhe kanë firmosur dhënien e lejes. madje ata që i kanë dhënë lejen e hartës për ndërtimin e Hec-it nuk janë specialistë. Përfaqësuesit e politikës janë bërë bashkë me ndërtuesit duke e kthyer zonën në shkretëtirë dhe kjo vetëm për të fituar para. Ne nuk i ndahemi këtyre personave, ata që kanë firmosur në kundërshtim me ligjin duhet patjetër të dënohen.



