
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve, në lidhje me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kreu i shtetit argumenton në letër se, “vendimi është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj”.
Meta shton se “e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të Tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”.
Pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij nga ana e maxhorancës, Presidentit i jepet mundësia që në datë 24 qershor, nëpërmjet një seance dëgjimore, të mbrojë qëndrimin e tij për anulimin e zgjedhjeve.



