Tregu online, Dulaj: Shumë kompani të papërgatitura, janë rritur faqet që operojnë pa licencë

Tregu online, Dulaj: Shumë kompani të papërgatitura, janë rritur faqet që operojnë pa licencë

Shpëtim Dulaj, administrator i “Albagame” në studion e lajmeve në ‘MCN Economy’ deklaroi se pas pandemisë shitjet online u zgjeruan shumë, ndërsa theksoi se shumë kompani në Shqipëri ishin ende të papërgatitura. Sipas tij aktualisht shifrat kanë filluar të pësojnë rënie, por janë rritur faqet që operojnë në mënyrë jo të rregullt.

Tregu online mori hov të madh në kohën e pandemisë të paktën flasim për tregun shqiptar. Por ajo që mund të them është se në Shqipëri shumë kompani ky treg i gjeti të papërgatitura. Albagame e kishte atë mundësi dhe në pandemi, por aktualisht në këtë periudhe blerjet online me përhapjen e tregut, shifrat kanë filluar të pësojnë rënie, por janë rritur faqet që operojnë në mënyrë jo të rregullt, të palicensuara që po operojnë shumë veçanërisht nga rrejtet sociale.

I pyetur se cilat janë bizneset që shesin më shumë online, Dulaj tha se janë kryesisht sektori i fashion dhe elektronika.

Fashion dhe elektronika janë bizneset që shesin më shumë online, aty dhe është investuar më shumë, të tjerat janë pak në rënie krahasuar me industritë e tjera. Është një treg i ri dhe me këtë qasje u krijua icomerci, bashkimi i këtyre aktorëve që luajnë te tregtia online, përfshirë qoftë bizneset që përfshihet transporti, pagesat online, gjithë ky krijim shoqate bën që ne të kemi një institucion ku paraqesim nevojat e tregut në lidhje me shtetin dhe rregullimin e çdo gjëje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy