E kishit menduar ndonjëherë që vendi ynë ka një infrastrukturë urbane që nuk e ndihmon fare dashurinë?
Ne nuk mund të shqiptojmë fjalinë ‘njoha dikë në tren’ (vetëm nëse punojmë në hekurudhë te vagonat e mallrave që gjithsesi janë simbolike se nuk lëvizin). Ky është vetëm njëri nga shembujt që -të paktën mua- më vërteton që jetojmë në një vend që na ‘pengon’ të bëjmë takime mbresëlënëse. Sikur kjo mos mjaftonte, pllakosi dhe pandemia ´modeste’ që kërkon të mbash një maske që të fsheh gjysmën e fytyrës: një minutë heshtje për gjithë atë acid hialuronik nëpër buzë, të vajtur dëm.
Ne #standupwithina: Dashuri në kohë pandemie.



