Ky është terroristi Stambollit, thirri “Allahu Akbar”. ISIS: Një ushtar heroik i kalifatit

Ky është terroristi Stambollit, thirri “Allahu Akbar”. ISIS: Një ushtar heroik i kalifatit

Zbulohen detaje rreth personit qe kreu masakren ne klubin e natës në Stamboll, i cili thirri “Allahu Akbar” dhe me pas hapi zjarr duke vrarë 39 persona, përfshirë një roje të sigurisë së lokalit, femër.

Mediat e turke raportojne se ai ka lidhje me ISIS, me celulen qendrore dhe mendohet i ardhur nga Kazakistani, ose Uzbekistani.

Sipas hetimeve, ai dyshohet te jete pjese e masakres qe u be kohe me pare ne aeroportin Ataturk, duke shkaktuar 47 viktima. Ajo qe eshte e sigurt eshte tashme se ai fliste arabisht.

Dje, policia turke publikoi edhe foton e te dyshuarit. Dje u tha se sulmuesi identiteti i të cilit nuk dihet ende dyshohet të jetë nga Turkmenistani Lindor, Afganistani apo Çeçenia.

Shërbimet e inteligjencës turke dyshojnë se ai është anëtar i degës së ISIS në Turkestanin lindor. Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.

Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy