Kokaina e kapur në kontejnerin me banane, arrestohet administratori i “Alba Exotic Fruit”

Kokaina e kapur në kontejnerin me banane, arrestohet administratori i “Alba Exotic Fruit”

Policia ka arrestuar shtetasin Eduard Dauti, administrator i firmës “Alba Exotic Fruit”, së cilës iu gjet kokainë gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit.

51-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë që në kontejnerët me banane të "Alba Exotic Fruit" u gjet në mënyrë të përsëritur lëndë narkotike. 

 

NJOFTIMI

Vijon operacioni policor i koduar "Rada".

Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar "Rada", bënë kapjen e shtetasit:

-  E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal".

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës "Alba Exotic Fruit", në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy