PD shpall listën fituese me 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

PD shpall listën fituese me 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

Partia Demokratike ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Në mesin e 300 emrave të anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, pos emrave të anëtravë të vjetër të partisë, spikasin edhe emra të rinj të PD, të cilat kanë arritur të marrin votat e anëtarëve për anëtarësim në Këshillin Kombëtar.

lista fituese

Sipas Statutit, nga 300 emrat e publikuar sot, minimalisht 90 janë gra dhe vajza dhe 45 të tjerë anëtarë të forumit rinor të PD-së.

Nga lista përfundimtare, nuk rezultojnë të jenë shpallur fitues Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, ndër zërat më kritikë të kreut aktual të demokratëve.

Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Ahmet Prençi.

Po ashtu pjesë e listës janë Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

Këshillit Kombëtar është institucioni më i rëndësishëm drejtues i Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy