
Dita Ndërkombëtare e Përqafimit festohet çdo vit më 21 Janar.
Ideja e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit është të inkurajojë të gjithë që të përqafojnë më shpesh familjen dhe miqtë.
Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.
Kjo ditë u festua për herë të parë më 21 janar 1986, në Clio, Michigan, SHBA. Kevin Zaborney është kredituar me idenë e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit në vitin 1986.
Ai zgjodhi 21 janarin pasi binte mes festave të Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe Ditës së Shën Valentinit.
Një përqafim është një mënyrë për të ndarë gëzimin, lumturinë dhe trishtimin, si t’i thuash dikujt dua të të përqafoj, ashtu siç dua të ndaj gjithçka me ty.



