Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se situata në Rripin e Gazës është një "katastrofë e vërtetë njerëzore".
Në një postim në X, UNRWA ndau mesazhe nga banorët në Gaza të cilët thanë se mbetën pa ujë dhe nuk kishin energji elektrike për 12 ditë.
Mesazhet tregojnë se disa po përdorin ujë të patrajtuar që e ziejnë për të pirë, ndërsa kanë frikë se gazi i gatimit do të mbarojë së shpejti.
"We ran our of water, and we haven't had electricity for the past 12 days"
— UNRWA (@UNRWA) October 23, 2023
The situation in the #GazaStrip is "a true human catastrophe"
These are the messages we're receiving.#HearTheirVoices pic.twitter.com/ItMugdSdvW
Kujtojmë se të paktën 5,087 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ku gati gjysma e tyre janë fëmijë, ndërsa më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në Izrael që nga 7 tetori.



