Rama flet për koalicionin PD-LSI dhe sulmon drejtorët e ish-aleatëve: Më çonte SMS, voto 1-shin që të jesh i lumtur

Rama flet për koalicionin PD-LSI dhe sulmon drejtorët e ish-aleatëve: Më çonte SMS, voto 1-shin që të jesh i lumtur

Kryeministri Rama tha sot në Durrës se me fillimin e vetingut do të ketë një koalicion shumë të gjërë opozitar.

Sipas tij, koalicioni opozitar do të jetë mjaft i gjerë. Ai nuk përmendi emra, por tha se të gjithë opozitarët do të bashkohen në një front të madh.

“Keni për ta parë se si ata do të bashkohen. Do të bashkohen dhe nuk do jenë më disa në çadër dhe disa jashtë çadrës. Do bëhet një opozitë e madhe dhe një koalicion i gjerë interesash. Keni për ta parë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka hedhur sulme të forta ndaj drejtorëve të LSI-së dhe punonjësve që simpatizojnë atë në administratë.

Sipas Ramës, ata hyjnë te ai grupim që ai e ka cilësuar si “policia gri”, që vënë gjoba në çdo institucion apo inspektorat që drejtonin.

“Ishte njëri madje, që më çoi edhe mua SMS. “Voto 1-shin që të jesh i lumtur”. Këta shushunja do të largohen”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy