Zinxhiri i madh i supermarketeve “Walmart”në SHBA, tha të premten se do të punësojë 50 000 punëtorë të tjerë në dyqanet e saj, klubet dhe qendrat e shpërndarjes për të përmbushur rritjen e kërkesës për sende ushqimore dhe sende të domosdoshme shtëpiake nga konsumatorët gjatë shpërthimit të koronavirusit.
Kompania tha se e kishte arritur objektivin e saj të mëparshëm të punësimit të 150 000 punëtorëve gjashtë javë përpara afatit, duke punësuar 5 000 njerëz në ditë mesatarisht në një kohë kur miliona amerikanë po humbasin punën e tyre urdhrit të "qëndrimit në shtëpi" nga shteti dhe qeveritë lokale.
Masat, edhe pse të nevojshme për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, kanë sjellë gjithashtu bllokimin e aktivitet ekonomik, duke detyruar kompanitë të ndërmarrin hapa drastikë për të kursyer para.
Aksionet e “Walmart” janë rritur mbi 10% që nga muaji shkurt.



