
Enver Cakiqi, Mjeshtër Ndërkombëtar i Karatesë ftuar këtë mëngjes në “Zgjohu me MCN” sëbashku me nxënësit e klubit të karatesë Urban Fit ka treguar për fillimet e tij në këtë sport i cili është shpallur 4 herë kampion bote dhe një herë Evrope.
Ai tregon se sot është trajner i Urban Fit Tirana dhe se stërvit brezat e së ardhmes, një sport që nis kryesisht që në moshën 6 vjeçare dhe vazhdon deri shumë më lartë.
Sipas tij, sporti i karatesë është vetëm mbrojtje, ndërsa bëri me dije se kampionët e karatesë kanë sjellë fitime dhe suksese.
Ishim në Itali morëm pjesë në kampionatin botëror dhe në turneun ndërkombëtar. 4 medalje morëm në kampionatin botëror. Kam nisur karatenë në ‘77 në Podujevë kam qenë kampion Kosove 3 herë, ndërkombëtar, pastaj kam kaluar kampion i Gjermanisë 5 herë në disa federata pastaj kam vazhduar me klubin e Kosovës në Frankfurt. Kemi marrë pjesë në shumë turne kombëtare dhe botërore.
Në ‘91 kam ardhur në Tiranë dhe kam themeluar klubet e para të karatesë. Fillimisht kam luajtur dy vite futboll pastaj një vit gjimnastikë dhe pastaj nisëm karatenë të cilën e vazhdojmë dhe sot. Sporti i karatesë është vetëm mbrojtje, përqendrim dhe disiplinë dhe nis nga mosha 6 deri më lartë. Kemi ekip shumë të mirë, palestrën urban fit, por kemi dhe talente të ri në palestrën Matrix.
Më tej ai tregoi dhe vështirësitë me të cilat përballen, pasi mungojnë sponsorët dhe janë prindërit ata që kontribuojnë për fëmijët e tyre.
Ne s’kemi sponsor po shfrytëzojmë ndihmat me prindërit dhe bashkëpunëtorët. Kam dhe djemtë sportistë, pastaj nipat dhe mbesat, pra sporti është kënaqësi për mua. Kanë filluar të vijnë, federata shqiptare ka rreth 30 klube dhe punojnë me disiplinë dhe pasion dhe dëshiroj se tashmë është kampionati ju uroj suksese si dhe ekipeve të Kosovës.
Kampionët e karatesë kanë sjellë fitime dhe suksese. Pa financa dhe mbështesje nuk është e mundshme por e theksoj që falënderojmë prindërit, bashkëpunëtorët tanë. I paguajmë të gjitha vetë. Fillimisht duhen pajisjet e para pastaj varet se sa përgatitet për të shkuar në arenat ndërkombëtare. Çdo shpenzim e paguajmë vet. Ju jeni në dijeni se në artete marciale, kanë korrur suksese shqiptarët anë e mbanë botës, kanë përfaqësuar flamurin shqiptar dhe kjo është kënaqësi.



