Falë një testi inovativ të gjakut, është e mundur të zbulohet prania e kancerit në fazë të hershme, pa asnjë simptomë klinike të sëmundjes.
Testi madje mund të zbulojë lloje të ndryshme kanceresh për të cilat nuk ka ekzaminime rutinë diagnostike, me një saktësi mahnitëse prej mbi 97 përqind.
Këto janë rezultate revolucionare, të cilat mund të çojnë në një ekzaminim të standardizuar të aftë për të ulur numrin e konsiderueshëm të vdekjeve nga kanceri që regjistrohen në nivel global çdo vit, rreth 10 milionë, nga të cilat 180 mijë në Itali (që nga viti 2021) dhe mbi 600 mijë në Shtetet e Bashkuara.
Testi i gjakut në fjalë quhet MCED (akronim për Screening për diagnostikimin e hershëm të tumoreve të shumëfishtë) ose " Testi Galleri" dhe nëse shoqërohet me teste standarde diagnostike mund të dyfishojë numrin e tumoreve të zbuluar.
Testi, është aq i ndjeshëm sa 71% e pjesëmarrësve në studim me kancer të zbuluar nga MCED kishin kancer pa ekzaminim specifik.
Përveç kësaj, rreth 50 për qind e kancereve të zbuluara ishin në stadin I dhe II, pra në fazën e hershme dhe më të trajtueshme. Zbulimi i hershëm i kancerit është kritik sepse rrit ndjeshëm shpresat e pacientëve për mbijetesë.
Disa nga kanceret e zbuluara nga MCED zakonisht diagnostikohen në një fazë të avancuar, kur fatkeqësisht ka shumë pak që mund të bëhet për të shpëtuar jetë.
Me rritjen dhe plakjen e popullsisë do të ketë gjithnjë e më shumë njerëz të ekspozuar ndaj rrezikut për t'u sëmurur dhe kryerja e një testi të vetëm, të thjeshtë dhe joinvaziv, i aftë për të diagnostikuar sa më shumë kancere, do të bëhet thelbësor.
Testi MCED aktualisht i ka të gjitha kredencialet për t'u bërë një provim rutinë, por do të duhet të kryhen hetime të mëtejshme.



