Brukseli shtoi këtë të mërkurë faqen pornografike XNXX në listën e platformave që i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta, bazuar në legjislacionin e ri për shërbimet dixhitale.

Kështu XNXX i bashkohet një liste e cila deri tani përfshin rrjetin X (ish Twitter), TikTok, Google, Facebook (Meta), por edhe tre faqe të tjera pornografike Pornhub, Stripchat dhe XVideos.
Këto platforma, secila prej të cilave ka më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në BE, duhet sigurojnë mbrojtjen e të miturve.
“Këto detyrime përfshijnë miratimin e masave specifike për të mbrojtur përdoruesit dhe për të parandaluar të miturit nga aksesi në përmbajtje pornografike”, tha Komisioni Europian në një deklaratë për shtyp.
Më 13 qershor, Brukseli kërkoi sqarime nga Pornhub, Stripchat dhe XVideos mbi masat e tyre për mbrojtjen e të miturve dhe dhunës seksiste.



