Policia e Korçës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka kërcënuar me thikë një efektiv policie për shkak të detyrës.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me iniciale E.F, i cili ka hyrë në ambientet e Komisariatit të Policisë në Korçë, në gjendje të dehur, duke fyer dhë kërcënuar me një mjet prerës punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".



