
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se thashethemnaja në të cilën Rama pretendon se është në krye të punëve të Ballkanit Perëndimor është për konsum të brendshëm dhe se nuk ka bazë të qëndrueshme.

Nuk e kuptoj ku vlen referenca që Rama është lideri i rajonit. Lideri i rajonit u kuptuar nga telefonata e parë e Trump me Vuçiçin. Rama sot e kësaj dite nuk ka arritur as të takojë Trump në Paris, apo Musk që u takuan me mjaft dashamirësi me Vjosa Osmanin.
U pa nga fotot që Rama ishte e izoluar. Miti, apo thashethemnaja që ai pretendon të jetë në krye të punëve të Ballkanit Perëndimor është diçka për konsum të brendshëm, por nuk ka bazë të qëndrueshme sa i përket politikës së jashtme apo shkëlqimit të Ramës në këtë lëmë.



