Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Viktima mësohet se është Emanuela Dalipi, 28 vjeçe. Kjo e fundit, sipas burimeve të “TvT”, mësohet se kishte 1 javë që ishte prekur nga koronavirusi. Në të njëjtën kohë ishte edhe shtatzënë, në muajin e pestë.
Dy ditë pasi ka rezultuar pozitive, Dalipi ka shfaqur simptoma më të rënda dhe është transportuar për në Spitalin Infektiv. Pa kaluar shumë ditë, gjendja e 28-vjeçares është përkeqësuar dhe mjekët e kanë futur në intubim tri ditë më parë.
Si pasojë e komplikacioneve nga COVID-19, foshnja që e reja mbante në bark dyshohet se ka ndërruar jetë. Për këtë, mjekët janë detyruar të kryejnë një operacion, për të hequr fëmijën.
Teksa kryhej operacioni, 28-vjeçarja nuk e ka përballuar dhe ka ndërruar jetë në sallë.



