
Duke nisur nga sot, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Shengen.
Nga 1 janari hyn në fuqi heqja e vizave që u lejon qytetarëve kosovarë të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 6 muajsh në zonën Shengen.
Ata duhet t'u përmbahen disa rregullave, pasi në të kundërt mund të ketë gjoba apo ndalesa të hyrjes.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë thënë se janë të përgatitur për këtë numër të udhëtarëve, por se janë duke investuar edhe në hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.



