Meta: Demokracia në gjendje problematike, opozita të bëjë detyrën në Kuvend (VIDEO)

Meta: Demokracia në gjendje problematike, opozita të bëjë detyrën në Kuvend (VIDEO)

Në një prononcim për mediat, nga Korça presidenti Ilir Meta vlerësoi se demokracia në vend është në një gjendje problematike.

Sipas tij, pas 25 prillit janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë funksionale, ndërsa shprehet se shpreson që opozita të përmbushë përgjegjësinë e saj në parlament dhe institucionet e tjera të rimarrin veten.

Sa i takon situatës së demokracisë edhe ajo kuptohet që është në gjendje problematike. Është shumë më mirë se situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në institucionet vendore. Pas 25 prillit janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë funksionale dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që zëri i tyre të dëgjohet. Besoj se protagonizmi im nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta por i imponuar në mbrojtje të demokracisë në kushtet e braktisjes nga opozita të institucioneve dhe në kushtet e maxhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë dhe ndryshimin. Jam i detyruar të respektoj kushtetutën. Askush nuk duhet të presë detyrat që u takojnë aktorëve të tjerë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament dhe institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Meta i bëri këto komente nga Korça ku ka dekoruar katër të përndjekur politikë, simbole të rezistencës antikomuniste. Kreu i Shtetit ka dekoruar të përndjekurit Ylber Merdani, Shpresa Ballolli Merdani, Nevruz Golka dhe Petrit Bazelli.

Ata përjetuan përndjekje e dhimbje të jashtëzakonshme. Ish të përndjekurit vlerësohen si simbole të rezistencës. Nderojmë qëndresën dhe sakrificën e katër të përndjekurve. Ata janë shembull të vetëdijes qytetare dhe kombëtare, si dhe shembull frymëzues për brezat e sotëm e të ardhshëm. Ata bënë gjithçka për të vendosur demokracinë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy