Berhami: Analfabetizmi funksional, plagë që prek moshat e reja

Berhami: Analfabetizmi funksional, plagë që prek moshat e reja

Loreta Berhami e shtëpisë botuese “Pegi”, ndan bindjen se analfabetizmi funksional është një plagë që prek kryesisht moshat e reja.

Është një brez që është formuar apo po formohet 20 vitet e fundit. 22-vjeçarët, 20, 18, jo të tërë.

Por për sa kohë ky fenomen po përkeqësohet gjithnjë në Shqipëri, prek më shumë brezat e viteve të fundit se sa brezat që janë formuar në një shkollë që kishte një lloj tjetër disipline.

Analfabetizmi funksional është që ti lexon diçka dhe nuk e kupton se çfarë po lexon.

Shkolla kishte disa kritere, ishte e vështirë që ti të kaloje, nëse ti nuk kaloje në një nivel të caktuar.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ajo u shpreh se në ditët e sotme niveli i shkollës ka ardhur duke u përkeqësuar, ku degradimi ka ardhur në mënyrë graduale edhe nga teknologjitë moderne dhe fakti që jemi jashtëzakonisht të ndikuar nga gjëra që para 20 vitesh nuk i imagjinonim.

Po të marrësh 50-vjeçarët sot është shumë më pak përqindja e atyre që janë analfabetë funksional, nëse i krahason me 20-vjeçarët. Në panair ka lexues.

Absolutisht ka lexues në Shqipëri, se nëse nuk do kishte, gjithë këto shtëpi botuese, përfshirë dhe timen çfarë do bënin. Është biznes i vështirë pa diskutim.

Ka libra që shesin 300-400 kopjet e para dhe mbeten me aq. Që te kjo statistikë tregon që nuk është lexuar.

Nuk kam arritur të bëj promovimin ndoshta, nuk është lexuar dhe ka stopuar. Dhe ka libra që shesin 300 kopjet e para dhe vazhdojnë.

Mënyra më e mirë për të shitur një libër, është që dikush ta ketë lexuar dhe t’ia rekomandoj një tjetri.

Në ato raste kur unë nuk e pres dhe libri vijon një jetë të vetën, tregon se libri është lexuar.

Nuk i ndjek dhe nuk i nënshkruaj teoritë e konspiracionit, por e shoh në botën e botimeve që ka botues të specializuar që botojnë këto gjëra dhe nëse botojnë, do të thotë që ata shesin.

Fatkeqësia e madhe e shoqërisë shqiptare, si në të gjitha shoqëritë që kanë qenë të mbyllura dhe kanë qenë mbrapa kohës, në çastet kur hapen dhe shpërthejnë dhe i djegin etapat.

Ne kaluam nga një shoqëri e mbyllur në këtë hapjen gjigante. Si të gjitha shoqëritë e tjera që kanë kaluar në këtë lloj tranzicioni, jemi deri diku të djegur.

Bashkëjetojnë sot, gjyshërit apo mosha e mesme me 20-vjeçarët, që janë dy universe që nuk preken me njëra tjetrën.

Në përgjithësi thuhet se një shoqëri që është dashamirëse ndaj artit dhe kulturës, është më e kultivuar në vlera, do ketë etikë dhe moral.

Ndryshe nga kafshët ti je diçka më shumë.

Çfarë shohim në jetën e përditshme, në Zvicër, në Francë, se unë jetoj në Gjenevë, kam jetuar për 13 vjet në Itali, të gjitha këto janë vende ku leximi është pjesë e përditshmërisë.

Është njësoj si kafja, është një zakon. Absolutisht ka dhe familje që nuk lexojnë, por janë në minorancë.

80% e njerëzve që unë njoh, lexojnë. Është shumë e zakonshme, prindërit u lexojnë fëmijëve, është pjesë e përditshmërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy