
Një nxënës i shkollës së mesme pranë qytetit gjerman të Dortmundit është vrarë nga shoku i klasës, bëri të ditur policia.
Sipas raportimeve të mediave vendase, një nxënës 15 vjeç ka goditur me thikë për vdekje një 14-vjeçar.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në shkollën e përgjithshme "Käthe Kollëitz" në qytetin Lynen.
Një adoleshent është arrestuar nën dyshimet për vrasje.
Policia tha se po heton rastin dhe nuk dha më shumë detaje.
Sipas mediave gjermane, edhe viktima, edhe i dyshuari janë shtetas gjermanë, ndërsa i fundit ka edhe pasaportë të Kazakistanit.
Zyrtarët vendas raporton BBC, janë zotuar kohët e fundit për të trajtuar problemin e dhunës së të rinjve në shtetin më të populluar të Gjermanisë.
Sipas policisë, një në pesë shkelës të ligjit në vitin 2016 ishte nën 21 vjeç.



