Shteti bektashi/ Topulli: Kam bindjen se është kërkesë nga jashtë. Shumica e shqiptarëve, kundër

Shteti bektashi/ Topulli: Kam bindjen se është kërkesë nga jashtë. Shumica e shqiptarëve, kundër

Ish-kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli, foli në “Mcn Informacion” lidhur me idenë për krijimin e shtetit bektashi. Topulli thotë se ka bindjen se kjo ka qenë një kërkesë nga jashtë, nga të huajit. Ai shton se Rama ose e ka përmendur për t’u shlyer borxhin atyre që ia kanë kërkuar dhe nuk do që ta realizojë, ose e ka lënë në heshtje për ta realizuar në një moment tjetër.

Drupal Ad

Aludime të shumta janë thënë. Baba Mondi apo Kryegjyshata bektashiane ka refuzuar të japë intervista. Ka aludime për një parajsë fiskale, offshore, krijimi i bankave të pavarura, mund të jetë precedent për çështjen e Kosovës. Derisa mbahet si enigmë, na duhet të lexojmë nën rreshta çfarë është thënë deri tani, apo ato copëza të vogla që kanë dalë si informacione. Rama kishte kohë që punonte për këtë. Unë kam mbi dy vjet që e di këtë çështje. Kam bindjen që është një kërkesë nga jashtë, nga të huajit, por nga kush mbetet pikëpyetje. Rama, ose e deklaroi dhe e la me aq, për t’u shlyer borxhin atyre dhe nuk do që ta bëjë, ose e ka lënë në heshtje për ta plotësuar. Duhet të ndryshojë Kushtetuta, pasi neni i parë është që shteti shqiptar është unitar dhe i pandashëm. Ka të tjerë që në Kushtetutë parashikohen marrëveshje mes shtetit dhe komunitetet fetare. Thonë që kjo është e mjaftueshme për një status të veçantë për Urdhrin Bektashi. Votat i ka, por nëse reagimi është i fortë, se s’ka dobi, ose mund të jenë të kufizuara....Në anketime, shumica e shqiptarëve dhe madje bektashinjve, janë kundër kësaj. Duket se vetëm Baba Mondit i pëlqen, por të tjerëve jo, ose ia kanë mbushur mendjen që t’i pëlqejë!”. 

"Nik Grezda, i cili merret me çështjet e bankave, është caktuar të merret me këtë. Flitet për një bankë të bamirësisë bektashiane. Shteti bektashi do të menaxhohet nga ata. Ky njeri është konsideruar ambasador i shtetit bektashi. Flitet edhe për një tjetër person, Ferguson, si shefi i shërbimeve apo mbrojtjes së shtetit bektashi. Ajo që them unë është që dikush e ka kërkuar nga jashtë dhe ata do ta përdorin këtë shtet si kupolë për projekte që do t’i shërbejnë deradikalizmit. Dyshimet janë të mëdha për Izraelin, edhe pse nuk mund të spekulojmë. Por nëse shikon marrëdhëniet e shtetit izraelit me Baba Mondin. Ka mundësi që ata të kenë gisht duke u nisur nga fakti që bota arabe ka shumë probleme me botën hebreje. Ndaj ata sponsorizojnë një shtet të tillë për të krijuar precedentë të ngjashëm për shtete të tjera. Qëllimi mund të jetë për të hequr autoritetin fetar të shteteve sunite dhe shiite dhe për të krijuar subjekte të pavarura që promovojnë një lloj islami me të cilin ata nuk kanë asnjë lloj problemi.".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy